
Duke analizuar ngjarjet e ndodhura këtë vit, gazetari Poli Hoxha tha se 2024-a është e SPAK-ut që ka hetuar e gjykuar zyrtarë të lartë.
I ftuar në emisionin “Frontline” në “Report”, Hoxha tha se pakti Rama-Berisha në 2008 bëri që shteti të binte në duart e tyre, dhe SPAK po përpiqet ta shkatërrojë këtë pakt.
“Pas 4 vitesh pjekje pune, filloi në vitin e vet të pestë të futet në misionin e tij kryesor dhe te qëllimi se përse u ngrit. Që nga 2008 kur Berisha dhe Rama bënë një pakt për votën, mbi të cilën krijuan kryetarokracinë. Që nga 2008 njerëzit nuk denjojnë as tu shkojnë atje.
Që nga 2008 dhe këtej quhej hibride, tani është demokraci e kapur nga këta të dy. Është bllokuar votimi, kjo ka sjellë rritjen e korrupsionit, është kapur ekonomia, media, vota. Arriti në një pikë që Shqipëria u kthye në një vend target shumë i lehtë, shqetësim për perëndimin”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje