TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 20:48

"Arrestimi i Metës dhe Berishës do shkruhet në histori", Frrok Çupi: Kreu i PL mori goditje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

"Arrestimi i Metës dhe Berishës do shkruhet në

Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur me arrestimin e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe të kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ai tha se këto dy arrestime do të mbahen shënim në historinë e shtetformimit tonë. Çupi shtoi se Meta mori një goditje të rëndë për shkak të moshës dhe mediatizimit. Analisti u shpreh se është ende e paqartë se kush ka dashur që ndalimi i Metës të bëhej në atë mënyrë.

“Për fat të keq apo për fat të mirë, ishte Meta që mori një goditje të tillë. Ndoshta edhe për shkak të moshës, edhe për shkak të mediatizimit që u zgjodh si rrugë për t’u përcjell si informacion, ai akt. Shefi i SPAK nuk ka dashur të mediatizohej në atë mënyrë. Ende është e paqartë që kush ka dashur që ai ndalim të bëhej në atë mënyrë. Ndoshta jo Dumani, por Dumani ishte ai që kishte vënë firmën një akti të tillë kaq të fortë.

Në historinë e shtetformimit tonë, arrestimi i dy presidentëve dhe dy kryeministrave brenda një periudhe më pak se një vit është një gjë që do mbahet shënim dhe do jetë një vlerë shumë e madhe për drejtësinë tonë. Me të drejtë, ne na kanë konsideruar një vend joshtetformues për këtë arsye. Mes këtyre të dyve, në këtë vit ka kulmuar Ilir Meta, një gjë që dëshmon shumë për ne. Janë dy ngjarje, përveç atyre madhoreve si hapja e negociatave të BE. Kjo dëshmon për shumë gjëra, kjo dhe Greqia”, u shpreh Çupi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje