TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 20:33

“Altin Dumani, hero i vitit”, Minxhozi: Ka krijuar pritshmëri dhe shpresë!

Shkruar nga Pamfleti

“Altin Dumani, hero i vitit”, Minxhozi: Ka krijuar pritshmëri

Analisti Skënder Mixhozi duke analizuar vitin që po lëmë pas, deklaroi se heroi i vitit në Shqipëri është drejtuesi i SPAK Altin Dumani.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në “AbcNews”, Minxhozi theksoi se Dumani mbizotëron në të gjitha sondazhet.

Në bazën e të gjitha sondazheve, do të ishte Altin Dumani figura e vitit. Edhe si gazetar po ta shohim, në funksion të sasisë së lajmeve që ka prodhuar institucioni në përmasa dhe në personel, them që Dumani është jo vetëm heroi por edhe personazhi sepse ka arritur që te mbledhë të vetvetja një sasi të tillë vëmendjeje publike, por edhe pritshmërish, shpresash, dhe urrejtje. Gjithçka, çdo ndjesi që për mua e bëjnë hero dhe personazhin e vitit“, shtoi Minxhozi.

Analisti Mentor Nazarko theksoi se Dumani, duke udhëhequr SPAK, ka bërë revolucion në jetën publike shqiptare pasi ka goditur konceptin e pandëshkueshmërisë. Nazarko shtoi gjithashtu se Dumani ka arritur që të bashkëpunojë në mënyrë të shkëlqyer me perëndimorët.

“Në Shqipëri, mendoj se është Dumani si udhëheqësi i një institucioni tërësisht të ri në mënyrën e funksionimit në grehinën tonë juridike dhe kushtetuese. SPAK, i udhëhequr nga Dumani, ka bërë revolucion në jetën tonë publike. Së pari, përveç konceptit të paprekshmërisë, e cila është goditur dhe prekur shumë. Figura të mëdha i janë nënshtruar gjykimit publik. Kanë shkuar te prokurori, te policia, kanë qenë në procese të gjata hetimore, në arreste shtëpiake apo arreste të dhunshme si Meta. Kanë goditur mënyrën e funksionimit të politikës në nivel lokal apo qendror, janë goditur figura të rëndësishme në feudët e politikës. SPAK ka goditur raportet e politikës me krimin, e krimit me biznesit dhe për një shoqëri të kalcifikuar për shkak të qëndrimit të gjatë në pushtet të një partie, efektet e veprimet të SPAK kanë qenë shumë planëshe. Ka modifikuar ligjërimin politik, prokurimin publik“, shtoi Nazarko.

Lini një Përgjigje