TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 20:36

Mbyllja e "Tik Tok" pas vrasjes së 14-vjeçarit, Aldor Nini: Vendim pa ligj, sherri mes tyre nisi në "Snapchat"

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e "Tik Tok" pas vrasjes së 14-vjeçarit, Aldor

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini ka folur lidhur me vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë dhe mbylljen e rrjetit social “Tik Tok” nga muaji janar.

Aldor Nini tha se sy adoleshentët nuk kishin llogari në Tik Tok. Ai shtoi se kjo është një mbyllje pa ligj, një mbyllje pa marrë masa graduale. Drejtuesi i Acromax shtoi se sherri mes viktimës dhe autorit ka nisur në rrjetin social “Snapchat” ndërsa Rama nuk mori asnjë masë për këtë aplikacion.

“Fillimisht kundra mbylljes në këtë formë siç e ka shprehur kryeministri jo, dmth një mbyllje e bazuar në 65 mijë takime me prindër që kështu të paktën është thënë.

Një mbyllje pa një ligj, një mbyllje e drejtuar kundrejt një platforme të caktuar dhe jo kundrejt çdo lloj platforme e cila mund të ketë probleme të ngjashme dhe një mbyllje pa pasur disa masa të tjera graduale si prsh, gjoba, dialog, etj.

Kështu që kjo është mbyllja që jam kundra.

Mbyllja normalisht e një platforme të caktuar mund të jetë një masë e duhur por në një moment shumë të vonë, kur është provuar çdo mundësi negociate, është mundësuar edhe dialogu me platformën, atëherë po jam dakord që pas gjobave edhe shtetet e tjera parashikojnë mbylljen por jo pa provuar gjithë masat e tjera dhe pa qenë i qartë se pse po e mbyll.

Përsa i përket ngjarjes ajo ngjarje nuk ka fare të bëjë me Tiktok sepse dy adoleshentët, viktima dhe autori nuk kanë pasur ndonjëherë llogari në Tik Tok.

Ngjarja e dy adoleshentëve ka filluar në Snapchat, po pse nuk mbyll kryeministri Snapchati?

Mbyllja duhet të bëhet duke vendosur në fuqi ligje.

Nuk e di sesi kryeministri brenda 6-8 javësh në janar do të bëjë një ligj”, tha Nini për “Ora News”.

Lini një Përgjigje