TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 21:55

Qeveria akordon pension të posaçëm për 15 personalitete, zbulohet lista me emrat

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria akordon pension të posaçëm për 15 personalitete,

Qeveria ka vendosur t’u japë pension të posaçëm 15 personaliteteve nga fusha të ndryshme të vendit. Vendimi është marr në mbledhjen e qeverisë të mbajtur mbrëmjen e sotme.

Këta intelektualë do të marrin shtesë të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Emrat që përfitojnë pension të posaçëm shtetëror:

1- Arqile Lipe

2- Florinda Mazreku

3- Marjana Leka

4- Zef Çoba

5- Suzana Turku

6- Ilir Pojani

7- Haxhi Ballgjini

8- Bashkim Hoxha

9- Sulejman Mema

10- Andrea Marko

11- Robert Kuqo

12- Bujar Luca

13- Pjerin Bushati

14- Shpëtim Kushta

15- Skënder Gjondedaj

Lini një Përgjigje