
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka folur lidhur me rrëzimin e kërkesës së partive të vogla për listat e hapura nga Gjykata Kushtetuese.
Shehi e ka cilësuar vendimin si të ndikuar politikisht. Ai shtoi se me këtë vendim demokracia shqiptare humbi një shans ndërsa gjykata humbi shansin të tregonte se është e pandikuar politikisht.
“Prisja një vendim në favor, por ne jemi në atë grup që pranojnë vendimet e gjykatave. Opinioni im është që humb një shans i madh për demokracinë shqiptare jo për partitë e vogla, të gjithë shqiptarët e humbën një shans. E dyta, ne si parti ankimuese humbëm një mundësi praktike për të bërë një listë të përbashkët. E treta, gjykata humbi një shans për t’u treguar e pavarur nga ambienti politik, por ne do respektojë vendimin e gjykatës”, tha Shehi për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje