TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2024, 22:57

“Kanë ngrënë kumbulla pas kurrizit tim”/ Baçi kundër ‘justifikimit’ të Ramës: Askush nuk ka vepruar pa garanci nga lart!

Shkruar nga Pamfleti

“Kanë ngrënë kumbulla pas kurrizit tim”/ Baçi

Analisti Agim Baçi, duke folur për korrupsionin qeveritar, deklaroi se askush nuk mund të bëjë korrupsion pa pasur garanci nga “lart”.

I ftuar në emisionin “Debat”, në A2 CNN, Baçi tha se shprehja e kryeministrit Edi Rama, “kanë ngrënë kumbulla pas kurrizit tim”, nuk qëndron në këto raste.

E dëgjojmë shpesh Edi Ramën që të thotë “kanë ngrënë kumbulla pas kurrizit tim”. Por, askush nuk e bën këtë pa një garanci. Duhet të shqetësohemi të gjithë për këtë që po ndodh. Ndoshta 5D-ja është një çmenduri totale se si 5 drejtorë ia japin punën vetes”, u shpreh Baçi

Më tej, analisti tha se nuk e shqetëson fakti që ka korrupsion pasi ai ekziston në të gjithë botën, por shtoi se shqetësues është fakti që bëhet hapur me një arrogancë shqetësuese.

Nuk më shqetëson mua korrupsioni sepse korrupsion ka në të gjithë botën, por më shqetëson ideja që privatizohet institucioni. Pra, as nuk fshihesh më. Nuk e bën më garën as formalisht. Kjo lloj arrogance është shqetësuese shumë sepse ke vrarë raportin e institucionit me publikun”, shtoi Baçi.

Lini një Përgjigje