TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Tetor 2023, 15:20

Amnistia për të burgosurit, Manja e konfirmon: Po punojmë me draftin, ka mbipopullim në burgje

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia për të burgosurit, Manja e konfirmon: Po punojmë me

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka konfirmuar ditën e sotme se deri në mbyllje të këtij viti drafti i kodit të ri penal do të hidhet për konsultim.

“Të bëhen pjesë e oponencës së projektit të ri për kodin penal brenda këtij viti dola lancohet për konsultim publik dhe për profesionistët. Është përfunduar nga grupi i punës”, tha Manja.

Ndër ndryshimet më të rëndësishme në kod, janë ashpërsimi i ligjit për dhunën në familje, shitjen e drogës sidomos pranë ambienteve të shkollave apo armëmbajtja pa leje. Për krimet e të miturive drejtësia do të njohë një zbutje apo një politikë më miqësore duke marrë fillimisht në konsideratë nivelin e dashjes për kryerjen e një krimi.

Po ashtu ministri i Drejtësisë konfirmoi se po përgatitet amnistia penale për të dënuarit.

“Do kemi amnisti penale për të dënuarit. Qëllimet dhe parimet e amnistisë penale udhëhiqen gjithmonë nga parimet e humanizmit dhe riedukimit dhe riociaizimit të të dënuarve në shoqërinë shqiptare. Ndjekin edhe parime të tjera që kanë të bëjnë me reduktimin e mbipopullimit në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale. Po do ta kemi edhe amnistinë. E rëndësishme është që të kemi një amnisti penale dhe ma besoni se nuk ka njeri më të interesuar për një amnisti se sa një Ministër Drejtësie”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Manja nuk dha një datë se kur do të realizohet amnistia.

amnisti ulsi manja te burgosur

Lini një Përgjigje