Si në veri të Kosovës, ashtu dhe në jug të Shqipërisë, agresoret erdhën njësoj te veshur, qoftë si komando serb apo si komando grek.
Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar sulmin terrorist në Bularat 5 vite më parë kur Konstandin Kacifas, i armatosur me kallashnikov hapi zjarr mbi patrullën e policisë shqiptare. Teksa e krahason me sulmin në Banjskë, Hoxha u kërkon shqiptarëve të jenë vigjilentë pasi në të dyja rastet armiku erdhi njëlloj vetëm i ndryshonte flamuri.
Postimi i Artan Hoxhës:
Këto të shtëna kallashnikovi nuk janë në Banjskë, ku komandot serbe të Milan Radoiçiçit, të armatosur deri në dhemb, sulmuan patrullën e policisë së Kosovës, për të nisur “bashkimin” e veriut të Kosovës me Serbinë...
Këto të shtëna janë ne qendër të fshatit Bularat, ku një terrorist tjetër, ultrashovinist grek, Konstandin Kacifas, i armatosur me kallashnikov të modifikuar, me optike ruse dhe fishek blindshpues, ditën e festës kombëtare të Greqisë, hapi zjarr mbi patrullën e policiseë shqiptare, për të nisur “bashkimin” e jugut te Shqipërisë (Vorioepirit) me Greqinë...
Shqiptarë mos harroni.
Qëndroni vigjilent!!!!
Armiku na erdhi njëlloj, vetëm i ndryshonte flamuri.
Kishte të njëjtin qellim, të copëtonte troje të kombit shqiptar.
Besoj nuk e keni harruar “kryepatriotin” Berisha, si akuzonte policinë shqiptare 5 vite më parë, pse iu përgjigj me zjarr, sulmit të terroristit shovinist grek, Kacifas?!
Me të njëjtin pathos vazhdon të mbrojë sot, një tjetër “terrorist vorioepiriot”, të cilin pasie kandidoi dhe e mbështeti si kandidat të opozitës në Himarë, tashmë e paraqet si “martir” të helenizmit në Shqipëri.
Për fat të mirë atë ditë, me 28 tetor 2018, nuk patëm një “Dëshmor” tjetër, si “Heroi i Kombit”, Afrim Bunjaku në Banjskë...
Ndërsa kryeministri në detyrë, Edi Rama, i cili dje inauguroi bustin e ish-kryeministrit grek Konstandinos Micotaqis, babait të kryeministrit të sotëm Qirjakos Micotaqis, të interesohet se ata deputet apo politikanë shqiptare greqishtfolës apo greqishtdashës, të cilët munguan në ceremoninë e djeshme ne Dervician, janë duke përkujtuar 5 vjetorin e “rënies heroike” te terroristit shovinist Konstandin Kacifas ne Bularat.
Si në veri të Kosovës, ashtu dhe në jug të Shqipërisë,
agresoret erdhën njësoj te veshur, qoftë si komando serb apo si komando grek.
Erdhën njëlloj të armatosur, me armë të importuara apo modifikuara nga Serbia dhe Greqia.
Sulmuan po njëlloj si policinë e Kosovës ashtu dhe policinë e Shqipërisë...
dhe si “shpërblim”, morën atë që merituan....
Në video: Konstandin Kacifas, me veshje komando të ushtrisë greke, qëllon me plumba blindshpues mbi patrullën e policisë shqiptare në qendër të fshatit Bularat, duke pretenduar të niste luftën për çlirimin e Vorioepirit nga Shqipëria.
Ngjarje e ndodhur ditën e festës kombetarë të Greqisë, 28 tetor 2018....
Lini një Përgjigje