
Ditën e diel në mesnatë ndryshon ora.
Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën mes të shtunës 28 dhe të dielës 29 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.
Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.
Ndërrimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, me qëllim të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.
Në Evropë vitin e kaluar është përmendur si ide që të mos ketë fare ‘ndryshim të orës’, megjithatë nuk ka pasur veprime konkrete në këtë drejtim.
Lini një Përgjigje