
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanin u vlerësua si një nga 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Për këtë arritjet të Kreut të SPAK, ka reaguar Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila shprehu vlerësimet e saj për Dumanin dhe punën e tij. Më tej, ambasada theksoi mbështetjen e saj ndaj SPAK dhe të gjitha institucioneve të tjera të drejtësisë.
“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar.
Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhej në postimin e Ambasadës së SHBA-së.
Lini një Përgjigje