Elisabeta Mataj mori drejtimin e filialit të Postës në Durrës në tetor të vitit 2025. Ajo zëvendësoi Etleva Budinin, e cila u largua nga posti pasi fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku kandidoi në listat e hapura.

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori për abuzim me fondet, pas një kontrolli të zhvilluar në këtë filial.
Mataj është shkarkuar nga detyra, pasi dyshohet se mungon shuma prej 700 mijë euro në fondin e postës, e cila dyshohet se është përvetësuar nga drejtoresha.
Burime bëjnë me dije se janë konstatuar parregullsi dhe shkelje në adminsitrimit e fondeve qe lidhen me pagesat.
Sipas burimeve, dyshimet paraprake flasin për një dëm ekonomik që mund të arrijë në rreth 3 milionë euro, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë vlerën e saktë të abuzimit dhe përgjegjësitë individuale.
Vetë Posta Shqiptare njoftoi se gjatë verifikimeve janë evidentuar shkelje që lidhen me menaxhimin e fondeve të shërbimeve të pagesave. Pas përfundimit të kontrollit, institucioni mori masa administrative ndaj punonjësve të përfshirë dhe e referoi çështjen në Prokurori, duke depozituar kallëzim penal.
Në vijim të zhvillimeve, mësohet se ka paraqitur dorëheqjen edhe drejtuesja e sektorit të financës, Valbona Hoti Duni.
Elisabeta Mataj mori drejtimin e filialit të Postës në Durrës në tetor të vitit 2025. Ajo zëvendësoi Etleva Budinin, e cila u largua nga posti pasi fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku kandidoi në listat e hapura.
Më herët, Posta Shqiptare njoftoi se gjatë një kontrolli të brendshëm në filialin e Durrësit u konstatuan parregullsi në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Institucioni bëri të ditur se ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka depozituar kallëzim penal në Prokurori.
Other qeveria Rama , gjithe administrate e narkoshtetin Rama , hajdute Te conserve publike , dhe Kane vendosur standard , nuk duhet Te kete vjedhje me me pal se 3 ose 4 miljone euro . Eshte qeveri dhe administrate hajdute Te eurove Te popullit nder me Te varferit ne bote , qe ka standard vetem per vjedhjet Rama jep doreheqjen se mjaft r vidhet kete popull the mjaft e shitet kete vend , jeni hajdute dhe tradhetare .