TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2024, 11:54

Akuzohet për shantazh, GJKKO lë në burg shefin e Antidrogës së Durrësit, dëshmia: Nuk e dija që në pako kishte para!

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për shantazh, GJKKO lë në burg shefin e Antidrogës
Gazmir Preçi

GJKKO ka lënë në burg shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi, i cili u arrestua mbrëmjen e 15 gushtit 2024 pasi akuzohet si pjesë e një skeme gjobëvënieje ndaj pronarit të një klubi nate te Ura e Dajlanit.

Sipas dosjes së SPAK, Gazmir Preçi i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të klubit të natës, ‘Night’ tek Ura e Dajlanit në Durrës, me kërcënimin se në të kundërt do i bllokonte biznesin.

Sipas hetimeve, ka arritur të marrë 10 mijë euro në fazën e parë, shumë e cila është sekuestruar. 

SPAK dhe AMP ka qenë në dijeni të momentit kur do të jepej shuma e parë prej 10 mijë euro nga 20 mijë që i ishte kërkuar pronarit të klubit të natës, ‘Night’ tek Ura e Dajlanit.

Mësohet se eurot kanë qenë të regjistruara me numër serie. Si provë për gjykatën janë vendosur dhe pamjet filmike dhe përgjimi Ambiental.

Në seancën e sotme gjyqësore, Gazmir Preçi ka mbajtur qëndrim mohues.

“Nuk e dija që në pako kishte një shumë të tillë parash’ ka thënë ai për gjyqtaren e GJKKO-së.

Vetë Preçi ka kërkuar një masë më të butë sigurie pasi është babai i tre fëmijëve.

Shumë e cila është sekuestruar bashkë me 2 celularë, nga të cilët pritet të identifikohen punonjës të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje dhe biznese të tjera që në të kaluarën mund të kenë qenë viktimë e presionit të shefit të antidrogës.

Gazmir Preçi me gradë kryekomisar akuzohet për "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv”

Ndërkohë në 2021 në kohën kur ka qenë shef krimesh në Mallakastër figuron të ketë qenë në hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.

Lini një Përgjigje