TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2023, 22:39

Akuzat ndaj Berishës dhe Malltezit, Kreshnik Spahiu sqaron gabimet procedurale të dosjes “Partizani”

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj Berishës dhe Malltezit, Kreshnik Spahiu sqaron gabimet

Juristi Kreshnik Spahiu duke analizuar lëvizjet e fundit të SPAK për çështjen ‘Partizani’, deklaroi se ka pasur gabime proceduriale në dosje.

Në një intervistë për emisionin “Review” në ‘Euronews albania’, ai tha se masa ndaj ish-kryeministrit Berisha është heqje lirie, gjë që është në shkelje të kushtetutës, duke qenë se Berisha është deputet i Parlamentit.

A ka probleme proceduriale? Pa dyshim që ka. Neni 288 i kodit të procedurës penale parashikon që për subjekte të cilat kanë mandatin e deputetit të parlamentit e për të cilët kërkohet masa e arrestit me burg, e arrestit në shtëpi, apo çdo lloj tjetër heqje lirie, përfshirë kontrollin e banesës, apo kontrollin personal, duhet të merret autorizim nga Parlamenti.

A është detyrimi për paraqitje, mos largimi jashtë shtetit dhe marrja e pasaportës kufizim lirie, po është. A është masë kufizuese, po është. Asgjë nuk e pengonte organin e akuzës t’i drejtohej kuvendit për të kërkuar marrjen e autorizimit. Kjo është shkelje proceduriale”, tha juristi Kreshnik Spahiu.

berisha dosja spahiu

Lini një Përgjigje