TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2025, 12:23

Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë, familja apel për ndihmë: Nuk i përballojmë dot shpenzimet

Shkruar nga Pamfleti

Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë, familja apel

Aktori i njohur Naun Shundi po përballet me një betejë me shëndetin e tij, që e ka detyruar të lërë punën në teatrin që ka themeluar vetë dhe që për të, është vetë jeta.

Familjarët e aktorit kanë reaguar në rrjete sociale, duke bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ata shprehen se trajtimi mjekësor në Francë ka kosto shumë të larta dhe tashmë nuk arrijnë dot ta përballojnë financiarisht.

Në një thirrje publike, të afërmit kanë ndarë numrin e llogarisë bankare, duke u kërkuar mbështetje miqve, kolegëve dhe publikut.

 “Ju falenderojmë pa fund për mesazhet dhe lutjet tuaja. Naun Shundi po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Nëse mund të jeni me ne në këtë luftë me sëmundjen, duke ndihmuar me aq sa mundeni, kjo betejë do të jetë më e lehtë për t’u fituar. Ju faleminderit dhe paçi vetëm gëzime,” thuhet në reagimin e familjarëve.

naun shundi apel familja

Lini një Përgjigje