TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Gusht 2025, 13:50

Aksioni i SPAK, zbardhen emrat e dy anëtarëve të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i SPAK, zbardhen emrat e dy anëtarëve të
Aksioni i SPAK në Elbasan, Tiranë dhe Durrës

Detajet të tjera janë zbardhur nga aksioni i SPAK në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, ku janë lëshuar 15 masa sigurie për anëtarë të grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dhe dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.

Nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër të dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër, tre të tjerë janë arrestuar deri më tani. Dhe katër po kërkohen. 

Dy prej emrave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës janë Franc Çopja, i arrestuar në Belgjikë dhe Ervis Çela, i arrestuar një muaj më parë me akuzën e vrasjes.

Ndërkohë operacioni me urdhër të SPAK është ende në zhvillim.

aksioni i spak

Lini një Përgjigje