TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Gusht 2025, 10:47

Ilir Meta kërkon lirinë, GJKKO shtyn seancën për kërkesën e ish predesidentit

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Meta kërkon lirinë, GJKKO shtyn seancën për
Ilir Meta

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtytë seancën e sotme për kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Seanca nisi prej orës 10:00, ku Meta nuk ishte e  pranishëm, por u përfaqësua vetëm nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Gjyqtari Erjon Bani me kërkesë të avokatit të Metës shpalli mos kompetencën, sepse sipas tij çështja duhet të gjykohet nga gjyqtari që ka vendosur masën e sigurisë dhe ndjekur hetimet paraprake.
Sipas tij, kërkesa duhet të gjykohet nga gjyqtari Erjon Çela.

Avokati Kujtim Cakrani tha për mediat se në kërkesën paraprake i kërkoi dorëheqjen gjyqtarit Bani për shkak të mos mos kompetencës.

“Ilir Meta do të lirohet, nuk ka arsye që të vazhdojë në paraburgim. Beteja do të vazhdojë”, tha avokati i tij.

Kujtojmë që më 4 Gusht, Ilir Metës iu komunikua në SPAK mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Kërkesa u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.

SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

ilir meta kërkon lirinë gjkko shtyn seancën

Lini një Përgjigje