TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Tetor 2024, 08:09

Aksidenti tragjik në Lezhë, zbardhet identiteti i drejtuesit të mjetit që humbi jetën

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Lezhë, zbardhet identiteti i drejtuesit

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku si pasojë humbi jetën një person.

Bëhet fjalë për shtetasin Bled Sokoli, ndërsa një 23-vjeçar mbeti i plagosur. 

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar.

Në aksident u përfshinë 3 automjete, konkretisht dy makina dhe një fuoristradë. Një prej mjeteve nga përplasja e fortë është përmbysur dhe ka përfunduar anash rrugës.

Aksidenti tragjik në Lezhë, zbardhet identiteti i drejtuesit

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje  drejtuesi i automjetit  tip “Opel”, ende i paidentifikuar.

Ndërsa  shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje .

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme për aksidentin. 

 

Lini një Përgjigje