TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2024, 21:46

Aksidenti në aksin Lezhë-Laç/ Rëndohet bilanci, ndërron jetë një nga të plagosurit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në aksin Lezhë-Laç/ Rëndohet bilanci,

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Laç, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Treshit”.

Mësohet se 1 persona ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e përplasjes së fortë të automjeteve. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar.

Në aksident u përfshinë 3 automjete, konkretisht dy makina dhe një fuoristradë. Një prej mjeteve nga përplasja e fortë është përmbysur dhe ka përfunduar anash rrugës. Makina mban targat AA968KV, ndërsa është automjeti që ka pasur më shumë dëme.

Aksidenti i rëndë solli edhe trafikun e rënduar në rrugë, ku radha e mjeteve u bë kilometrike, ndërsa forca të shumta policie dhe zjarrfikësit kryen veprimet operacionale dhe hetimore.

 

Lini një Përgjigje