
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllane, rreth orës 19:30.
Për momentin nuk raportohet për të plagosur, por dyshohet se persona ende të paidentifikua kanë qëlluar në drejtim të një personi tjetër.
Nuk dihen rrethanat e konfliktit mes dy palëve dhe personat e përfshirë, ashtu sikurse edhe motivet. Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon po zbardhjen e plotë të rastit.
"Rreth orës 19:00 në sallën operative pranë policisë së Lezhës është marrë një telefonatë se është qëlluar me armë drejt shtetasit me iniciale A.H.Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, por nuk kanë gjetur gëzhoja në vendin ku dyshohet se është qëlluar.
Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar A.H në polici ku po jep dhe deklaratën e tij në lidhje me këtë ngjarje, dhe nëse ka mundur të identifikojë kush ka qëlluar drejt tij", njofton policia.
Lini një Përgjigje