
Një person është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një sherri me sende të forta në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Torovicës, ndërsa bëhet me dije se sherri ka degraduar deri në përdorimin e sendeve.
Fillimisht u njoftua për të shtëna me armë, por më pas policia njoftoi se ka pasur vetëm përleshje me sende të forta mes dy personave të përfshirë në konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve dhe dinamikës së ngjarjes.
Dyshohet se shkak i konfliktit të ndodhur ku mbeti i plagosur një persona, të jetë për shkaqe pronësie. Autori ka qëlluar të plagosurin me bishtin e një mjeti prerës, ndërsa dy personat njiheshin pasi jetonin në të njejtin fshat.
Lini një Përgjigje