
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e goditjes së fortë njëra nga makinat ka përfunduar në kanal, në anë të rrugës.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona.
Raportohet se si pasojë e aksidentit dy të plagosurit u bllokuan brenda në automjet. Për shkak të dëmtimeve të shumta të mjetit, u desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëse për t’i nxjerrë të dëmtuarit nga makina dhe u dërguan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Lini një Përgjigje