
3 zjarrfikës dhe 1 banor janë asfiksuar nga zjarri i rënë në një pallat në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.
Raportohet se të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Prezenca e tymit brenda pallatit vijon të jetë problem për shëndetin e banorëve, ndaj është rekomanduar që të mos kthehen në banesa derisa rreziku të kalojë plotësisht. Banorët po qëndrojnë jashtë, deri në stabilizimin dhe kthimin në normalitet të situatës.
Pallati 10-katësh në Lezhë u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme, si pasojë e një defekti elektrik në automatet e ndërtesës. Sipas policisë, vatra e zjarrit ndodhej në kabinën elektrike të vendosur në katin përdhes të objektit të banimit.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme, duke shkaktuar dhe panik te banoret, të cilët dolën menjëherë jashtë ndërtesës.
Lini një Përgjigje