TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2024, 19:22

Sherri në Lezhë, policia jep detaje: Babë e bir goditën 47-vjeçarin me sëpatë, arrestohet njëri prej tyre

Shkruar nga Pamfleti
Sherri në Lezhë, policia jep detaje: Babë e bir goditën
Foto ilustruese

Zbardhen detaje nga sherri me sende të forta në Lezhë. Sipas policisë, një konflikt i çastit mes dy fqinjëve në Balldren të Lezhës ka degraduar në përdorimin e sëpatës. Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Sipas policisë, pasditen e sotme, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, një 47-vjeçar është dëmtuar nga dy persona me inicialet S.B dhe N.B (babë e bir). Ata kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47-vjeçarit.

Gjithashtu, si pasojë e sherrit është plagosur lehtë edhe shtetasi me inicialet N.B. Policia po punon për kapjen e autorit.

“Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës (kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47-vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.

Po nga konflikti është dëmtuar lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje