TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Tetor 2024, 07:08

Sa do zgjasin ditët me diell? Njihuni me parashikimin e motit për sot, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Shkruar nga Pamfleti

Sa do zgjasin ditët me diell? Njihuni me parashikimin e motit për sot,

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku priten intervale të gjata me kthjellime; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet që  orët e vona të mbrëmjes  të sjellin kalime vranësirash ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës. Më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie  në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 19°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Lini një Përgjigje