TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 21:55

“Ai nuk është investitor, por grabitës”, avokati: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet që banorët e Velipojës s’i bënë dot për vite

Shkruar nga Pamfleti
“Ai nuk është investitor, por grabitës”, avokati:
Bashkim Ulaj dhe protestat e banorëve

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë vijuan edhe sot, për të tretën ditë radhazi, protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga ndërtuesi dhe botuesi Bashkim Ulaj, të cilin e akuzojnë për grabitje pronash përmes falsifikimit të dokumenteve.

Avokati Ndue Pjetri, i cili përfaqëson dhe mbështet banorët, deklaroi në emisionin “Studio Live” në Report TV se familjet protestuese i zotërojnë këto prona prej më shumë se 100 vitesh, por shteti nuk u ka dhënë kurrë dokumentet e pronësisë. Sipas tij, banorët kanë marrë vetëm vërtetime të faktit juridik në vitin 1995, por jo tituj pronësie.

Pjetri tha se problemi ka nisur në vitet 2018–2019, kur një shtetas, Fatmir Shpellzaj, ka pretenduar pronësinë e tokave, ndonëse, sipas avokatit, ai nuk ka pasur asnjë pronë reale në atë zonë. Sipas tij, dokumentet janë falsifikuar në bashkëpunim me Bashkim Ulajn.

Duke vepruar krimi, bandat e Shkodrës bashkë me Fatmir Shpellzën, bashkë me ndërtuesin Bashkim Ulajn. Të tre së bashku i kanë falsifikuar këto dokumente, nuk është se i ka bërë një i vetëm. Ai në vitin 2018 është kujtuar dhe i ka thënë: ‘a ke mundësi ta marrësh?’, dhe ky e ka marrë brenda një viti, ndërkohë që banorët prej vitit 1994 nuk kanë arritur ta marrin pronën, edhe pse kishin dokumente të vitit 1937”, u shpreh Pjetri.

Avokati akuzoi gjithashtu se në këtë proces janë të përfshirë edhe gjyqtarë, duke theksuar se çështja duhet të hetohet nga SPAK.

Nuk ka nevojë SPAK-u të presë kallëzim. Mjafton të vihet në dijeni. Këta tre gjyqtarë që dhanë vendimin për një vit janë të implikuar. SPAK-u fare mirë mund t’i thërrasë dhe t’u thotë: si u bëtë pronarë të 20 mijë metrave tokë?”, deklaroi ai.

Pjetri theksoi se banorët janë të gatshëm t’u besojnë institucioneve, nëse provohet e kundërta, por hodhi poshtë pretendimin se bëhet fjalë për një investitor strategjik.

Ky nuk është investitor strategjik. Ky është grabitës me një resort. Vendosin tabela brenda natës për të krijuar idenë se gjithçka është në rregull. Mos ta lënë atë zonë të degradojë, sepse degradimi është shumë i rrezikshëm”, u shpreh avokati.

Protestat e banorëve vijojnë, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkim Ulaj apo institucionet për akuzat e ngritura.

ulaj banoret velipoje

Lini një Përgjigje