TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2024, 14:04

Afera me inceneratorin e Elbasanit, SPAK merr të pandehur për herë të dytë Arben Ahmetajn, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin

Shkruar nga Pamfleti
Afera me inceneratorin e Elbasanit, SPAK merr të pandehur për
Arben Ahmetaj

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj është marrë i pandehur për herë të dytë nga SPAK për aferën me inceneratorin e Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit.

Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar. 

Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse.

Lini një Përgjigje