Eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka komentuar seancën e sotme plenare e cila pas pesë muajsh është kthyer në normalitet, por që për të kjo seancë nuk është asgjë më shumë se pazar.
Ai tha se E gjitha ajo sot aty është një show nga aty ku kishin shkuar negociatat dhe do tërhiqen sërish për të shkuar te 2008.
'Ne mbështesnin një reformë të thellë kirurgjikale e një sistemi të vjetër që është ngritur. Ligji zgjedhor bën që votën e qytetarit e përkthen në mandate. Rama që ka sot 48.6% të votave, ka vetëm 52% të parlamentit dhe të gjithë këtë operacion e realizon kodi zgjedhor.
Kjo duhet të zhbëhet tashmë sepse vota ka humbur vlerën e saj dhe sot që flasim gjysma e popullsisë jeton jashtë dhe me këtë ligj që kemi në fuqi sot as nuk denjon të konsiderohet, por ky ligj ja heq të drejtën e përfaqësimit.
Mund të ndërtosh një sistem që të manipulosh votën e emigrantëve, kjo është ajo që do të ndodhë më vonë me votën e emigrantëve kur Rama të realizojë mekanizmin për manipulimin e votës së emigrantëve do bëhet i mundur. Propozimi i Bashës sot ka qenë ai më korrekti dhe vjen si një operacion i nevojshëm për të ndryshuar rregullat e politikës.
Halli i Ramës sot quhet SPAK dhe mund ta ketë hallin dhe më të madh se Berisha dhe prandaj bëhen këto maskarada për paqe pas luftrave. SPAK është bërë shumë i fortë u ka dalë nga duart dhe halli i Berishës është bërë dhe halli i Ramës.', tha ai.
Lini një Përgjigje