TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 12:15

A ka sfida shtesë një grua në drejtimin e SPAK? Doloreza Musabelliu nuk u trembet pyetjeve nga KLP

Shkruar nga Pamfleti
A ka sfida shtesë një grua në drejtimin e SPAK? Doloreza
Doloreza Musabelliu

Doloreza Musabelliu tha se fakti që ajo është grua, nuk do të ketë ndikim në punën e saj si drejtuese e mundshme e SPAK.

“Një drejtues duhet të ketë disa cilësi, aftësi për vendimmarrje të shpejtë, aftësi për të drejtuar me vizion, aftësi për të ndërtuar frymë bashkëpunimi mes anëtarëve, aftësi për të përballuar presionin. Të gjitha këto, nuk shoh që të lidhen me gjininë”, tha ajo në përgjigje të pyetjeve nga anëtarët e KLP.

Ajo shtoi se në punën e saj do të ketë fokus rëndësia që do t’i jepet afatit të hetimeve dhe moszgjatjes, aty ku është e mundur, të afatit të paraburgimit. 

Musabelliu u pyet gjithashtu për çështje të ndjeshme që lidhen me prioritetet hetimore dhe dilemat e mundshme në rastet kur hetimet prekin zyrtarë të lartë.

 “Është pyetje shumë tricky kjo, shumë e vështirë, sepse janë dy pikat bazë për lëndën që kemi për të hetuar. Mendoj që duhet të ecim paralelisht, sepse s’mund të lëmë pas dore njërën apo tjetrën. Jemi të ndarë në seksione, sepse i bie të lësh pas dore çështje që janë shumë të rëndësishme.

Jeni hetues të një zyrtari të lartë dhe ju vijnë këshilla apo sinjale për të rishikuar hetimin e asaj çështjeje, duke thënë se mund të prekë stabilitetin e vendit, dhe ju si drejtues të institucionit ndodheni përballë kësaj dileme: ruajtjen e stabilitetit të vendit ose vijimin e hetimit. Çfarë do të bënit?

Ajo që do të bëja unë, është që do të informoja prokurorin e çështjes dhe personalisht do të shmangesha nga kjo çështje, sepse zot i çështjes është vetëm prokurori i çështjes dhe unë do t’i kërkoja të respektonte ligjin dhe Kushtetutën. Asnjë këshillë tjetër nuk duhet të merret parasysh”, tha Musabelliu.

doloreza musabelliu

Lini një Përgjigje