
“Kam si element shumë të fortë komunikimin, sikundër edhe presioneve jam mësuar ti bëjë ballë”.
Kështu u shpreh Doloreza Musabelliu, kandidate për kreun e SPAK, gjatë seancës së pyetjeve me anëtarët e KLP-së, duke theksuar se ka cilësitë e duhura për të drejtuar strukturën e posaçme.
Musabelliu ka vlerësuar Altin Dumanin, i cili drejtoi SPAK për 3 vite, duke theksuar se gjatë periudhës së tij të drejtimit shumë nga çështjet, madje edhe sensitive ecën me një ritëm më të shpejtë.
Ajo tha se suksesi i një prokurori nuk matet me një dosje, porn ga performanca e tij.
“Për mua suksesi i një prokurori matet nga qasja që ka jo vetëm me dosjen, por me mënyrën se si ai i qaset strukturës, sin dan detyrat. Një prokuror mund të dështojë me një dosje, por mund të ketë shumë sukses me dosjet e tjera, sikundër anasjelltas, mund të shkëlqejë me një dosje, por ka një performancë të dobët. Prokurori duhet të jetë shumë i drejtë dhe shumë i saktë që të quhet i suksesshëm”, tha Musabelliu.
Lidhur me luftën ndaj korrupsionit, ajo tha se një hetim i tillë pa anën financiare është i paplotë.
“Në rastet e korrupsionit duhet një hetim i plotë, një hetim i anës financiare, pasi në të kundërt nuk mund të kemi një hetim të plotë”, tha ajo.
Zonja prokurore un jam nje nga hallexhijnte tuaj e megjithate shpresoj tek drejtesia me gjith vonesen qe dihet nga vjen .nga niveli dhe artikulimi dukshem qe ke diference me aplikantet e tjere plus formimi juaj me 3 gjuh te huaja eshte mbreslenes ,je e vetmja qe fole per te drejtat e njeriut dhe besoj qe me figuren tuaj do ti jepni tjeter qasje spakut,urime ????????????????????