TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2024, 11:35

"A ju ka paguar BDI për të bërë propagandë", gazetari provokon Blendi Fevziun dhe Baton Haxhiun

Shkruar nga Pamfleti

"A ju ka paguar BDI për të bërë propagandë",

Për herë të parë në histori në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, i cili është Talat Xhaferi.

Ditën e djeshme të pranishëm gjatë votimit në Kuvend, ishin edhe gazetarët Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi dhe Berat Buzhalën të cilët shoqëroheshin me makina zyrtare.

Ardhja e gazetarëve të njohur në Maqedoninë e Veriut dhe trajtimi i tyre si VIP-a ka ngjallur kritika në mediat e vendit fqinj.

Një kronike e përgatitur për PortalX ka thumbuar gazetarët e njohur nga Prishtina dhe Tirana duke ju thënë se: A ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propaganda?

 “Ju me na kallxu a ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propagandë, se këtu nuk po i kalon”, ka qenë pyetja e gazetarit Saliu.

Kjo pyetje nga ana e gazetarit ka ofenduar Blendi Fevziun i cili i është kthyer duke thënë si nuk ju vjen turp që e bëni këtë pyetje.

Gazetari: Ju na tregoni a ju ka paguar BDI të vini këtu dhe të bëni propabandë?

Blendi Fevziu: Si mund të bësh pyetje a ke marrë lek? A stë vjen turp?  

Gazetari: Pse? Berati se ka problem 

Fevziu: Por si mund të bësh pyetje a ke marrë lekë? Është turp ta bësh se je djalë i ri, është turp.  

Gazetari: Po në veturë zyrtare po hyn

Fevziu: Në veturë se di ku po hy, por të marrësh lekë është turp ta bësh këtë pyetje se je gazetar i ri. Pyet njëher tjetër pse ke ardhur, a ka ndonjë interes për ty, a ka qenë në evente të tilla  

Gazetari: A ka interes për ty?

Fevziu: Patjetër që ka

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

 

 

 

Lini një Përgjigje