
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në seancën e sotme, Apeli i Posaçëm vendosi rrëzimin e kërkesës së Belerit, i cili kërkonte lejen për t’u betuar.
Ndërsa avokati i tij tha se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.
"Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste. Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë. Nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, do ta marr tani. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e kanë marrë rrugë për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. Në kundërshtim edhe me raste të tjera. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës", tha avokati.
Seanca e mëparshme ishte përcaktuar në datë 24 janar, por u shty pasi avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.
Përmes avokatëve, por edhe personalisht Beleri ka kërkuar ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu.
Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore, u arrestua në 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.
Dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Beleri u arrestua nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.
Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi.
I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.
Lini një Përgjigje