TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2025, 21:08

A jemi në prag të një tjetër pandemie? Mjeku Ardian Jorgji jep detaje mbi virusin që ka shpërthyer në Kinë

Shkruar nga Pamfleti

A jemi në prag të një tjetër pandemie? Mjeku Ardian Jorgji

Mjeku Ardian Jorgji, ka komentuar mbi shqetësimet që lidhen me përhapjen e virusit HMPV (Human Metapneumovirus) në Kinë, duke kujtuar ngjashmëritë psikologjike dhe emocionale me periudhën para shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Deri më tani, të dhënat janë të supozuara dhe nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes rëndimit të situatës në Kinë dhe këtij virusi. Për shkak se Kina ishte epiqendra e shfaqjes së Covid-19, krijohet automatikisht një lidhje nga ana psikologjike dhe emocionale, e cila shpesh ushqen teori konspirative. Megjithatë, zyrtarët në Kinë e cilësojnë situatën e rënduar në spitale si rezultat i gripit sezonal”, sqaroi ai në “News 24”. Mjeku gjithashtu theksoi rëndësinë e nxjerrjes së mësimeve nga e kaluara.

Ai vuri në dukje se vetëizolimi, edhe pse një masë e thjeshtë, mund të jetë efektiv në situata të rënduara. Një izolim i përkohshëm për dy deri në tre ditë është një qasje normale për të parandaluar përhapjen e infeksioneve. Përveç kësaj, kujdesi për higjienën personale mbetet një masë thelbësore dhe e lehtë për t’u zbatuar.

Lini një Përgjigje