
Gazetari Artan Hoxha teksa ka komentuar arrestimin e Vangjush Dakos, është shprehur se ka mbaruar koha kur prokurorët njoftonin paraprakisht për arrestimet e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.
Duke marrë shkas nga deklarata e juristit Karamuço se do të ketë të tjera arrestime, Hoxha deklaroi se Llalla ishte ai i cili premtonte furtunë, por u dënua vetë. Sipas tij, SPAK është gjatë gjithë kohës në përballje me krimin dhe korrupsionin.
“Koha kur ish-prokurori i vendit thoshte se në shtator do të bëhen arrestime ka mbaruar. Edhe ai vetë është shpallur në kërkim, është i dënuar. SPAK-u nuk ka nevojë të bëjë punë me fushatata. SPAK-u çdo ditë është në betejë kundër korrupsionit së pari dhe kundër krimit të organizuar së dyti. Ajo godinë dhe ai grup personash që janë atje brenda kanë të gjithë mekanizmat e duhur ligjore për të kryer arrestime të tjera”, tha ai në “Top Talk.
Lini një Përgjigje