TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 18:44

Pas Dakos, Karamuço paralajmëron arrestime të tjera: Së shpejti një tjetër ish-kryebashkiak do të bjerë në rrjetën e drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Dakos, Karamuço paralajmëron arrestime të tjera: Së

Eksperti Ervin Karamuço pas arrestimit të ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ka paralajmëruar arrestime të tjera në nivele të larta. 

Në një intervistë për “Top Talk”, ai tha se së shpejti një tjetër ish-kryebashkiak do të arrestohet, por nuk dha detaje lidhur me rastin dhe se kush mund të jetë.

Ai komentoi edhe vendimin e SPAK-ut për të nisur një hetim lidhur me rrjedhjen e sekretit hetimor. Sipas tij faji nuk është i gazetarëve pasi informacioni nuk rrjedh drejtpërdrejtë tek ata. Karamuço shpjegoi se informacionin të parët e marrin vesh deputetët dhe politikanët të cilët më pas e shpërndajnë.

Mesa mendoj po, mesa di, nuk e di asgjë pas këtij hetimi që u hap. Gazetarët dhe Komiteti i gazetarëve po tregohet shumë i zgjuar këtë kohë, thjesht duke parë hyrjet dhe daljet në institucionin e SPAKUT, aty ku është dhe BKH dhe Prokuroria e Posaçme. Arrijnë të deshifrojnë, cilësimet e tyre se për çfarë po thirren, çështjet e mëparshme që ato janë hetuar ose janë përfshirë, që janë bërë mediatike, dhe arrijnë të japin deri diku se deri ku ka shkuar ky hetim dhe se çfarë hetimesh mund të priten. Dhe nga ajo që kemi parë ne gjatë kësaj kohe ka rezultuar shumë e saktë kjo. Që ata që janë thirrur, përfishë këtu edhe zotin Dako, menjëherë u mendua se diçka do të ndodhë. Tani nga pahndehmat që do të nodhë, dhe më pas vijnë informacione në rrugë konfidenciale, që ta dijë dhe SPAKU, që nuk vijnë tek gazetarët, as tek pedagogët, por shkojnë tek politikanët fillimisht”, tha ai.

dako karamuço arrestimet

Lini një Përgjigje