
Ditën e nesërme, datë 7 qershor 2023 në orën 10:00, është vendosur që të mbahet seanca në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar ditën e djeshme për “shpërdorim detyre”.
Kujtojmë se ditën e djeshme SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste, ku në to bënte pjesë Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë të tjerë.
Në njoftimin për mediat, SPAK bën me dije se Dako në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”.
Sakaq, bëhet me dije se ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të fallsifikuara në përmbajtje”.
Lini një Përgjigje