
Avokati i Fatmir Mediu ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për shtyrjen sërish të seancës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sa i takon çështjes së Gërdecit
Përmes një prononcimi për mediet, avokati mbrojtës e ka konsideruar një tallava zgjatjen e procesit gjyqësor ndaj klientit të tij. Ai komentoi edhe pranimin e familjarëve si palë në proces, për të cilët tha se nuk ka pasur kundërshtim për të qenë pjesë e procesit, por sipas tij ndryshimi i vendimeve nga gjykata në këtë mënyrë po i humbet sensin procesit.
“Ne nuk kemi pasur asnjë kundërshtim për të pasur prezencë në sallë. Ne kemi dy shtyllat tona si mbrojtje. Së pari, nuk ka vepër penale. Dhe shtylla e dytë nuk mund të bëhet asgjë për shkak të parashkrimit. Kërkojmë ndërprerjen e gjithë kësaj tallavaje sepse po humbet sensin.
Ekonomia gjyqësore është një nga parimet mbi të cilat ndërtohet një proces gjyqësor në Shqipëri. Do të duhet të kishim një qëndrim të gjykatës në mënyrë të menjëhershme. Edhe ne do të mbajmë një qëndrim në seancën e ardhshme.”- tha avokati mbrojtës i Mediut”, u shpreh avokati.
Lini një Përgjigje