
GJKKO ka vendosur të bëjë pjesë të procesit Gërdeci 290 persona, familjarë të viktimave dhe të plagosur nga tragjedia e ndodhur në mars të 2008.
Lidhur me këtë vendim foli dhe avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija, i cili e cilësoi një fitore për familjen Durda, pasi që nga viti 2009 që e ka pasur një kërkesë të tillë që nuk është pranuar.
Vendimi u mor të mërkurën gjatë procesit që u zhvillu sot ku i pandehur është marrë ish-ministri Fatmir Mediu.
"Historia e pjesëmarrjes së familjarëve të viktimave është një luftë shumë e gjatë. Ka qenë shumë e vështirë të ndryshohej që të arrinte kjo pikë e sotme,. Pra të jenë krah për krah me të gjitha palët e tjera. Numri është i madh, dhe ky ishte hapi më logjik që do të duhej të bënte gjykata. Ata kanë të drejta për të kërkuar çdo gjë që debatohet atje. Prova të reja në gjykim të shkurtuar nuk mund të paraqiten dot. Por në gjykim të zakonshëm çdo gjë mund të ndodhë. Interesi I familjarëve ka qenë për të zbardhur ngjarjen, vetëm e vërteta”, tha ai.
Ndërsa, Zamira Durda u shpreh se kjo është një fitore e vogël për to. Ajo tha se djali i saj u vra me urdhër të ministrit.
"Një fitore e vogël. Të shikojmë si do të ecë. Provat janë publike. Armatimet erdhën urdhri i ministrit e bëri vrau djalin tim", tha Durda.
Lini një Përgjigje