TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 18:39

Spartak Ngjela ngre pikëpyetje për arrestimin e Dakos: SPAK nuk po shkon dot te rangjet e larta!

Shkruar nga Pamfleti

Spartak Ngjela ngre pikëpyetje për arrestimin e Dakos: SPAK nuk po

Avokati Spartak Ngjela ka ngritur pikëpyetje për arrestimin e Vangjush Dakos. Ky i fundit u prangos dje për shpërdorim detyre, për ndërtimin e një pallati dhe ndërtimin e një shëtitoreje. Por për Ngjelën situata është shumë komplekse dhe SPAK nuk është e qartë në akuzën e saj. Sipas Ngjelës, pallati u dëmtua nga tërmeti, por nuk e përcakton dot që fajin e ka pasur kryebashkiaku.

Ende nuk ka filluar procesi dhe nuk di çfarë të them. Ka një rregull në këtë rast. Akuza thotë për një pallat të ndërtuar me lejen e tij, por nuk mjafton. Leja jepet, por konstruksion kush ka qenë. Këta thonë tërmeti e rrëzoi, ajo do hetim. Është faji i konstruktorit? Të gjitha këto do dalin nga hetimi. Do shohim, i ka dhunuar këta kryetari, nuk i ka pyetur? Janë këta që e bënë projektin me dobësi apo kanë urdhra të tjerë që kanë lejuar zbatuesit? Kur bie ndërsa, kryesorët janë ata që e kanë konstruktuar jo ai që ka dhënë lejen. Është çështje që nuk mund të flitet që tani”, shprehet Ngjela.

Sipas tij, veprimet e SPAK janë domethënëse, por prap nuk janë ato që presin të gjithë. Sipas Ngjelës, qytetarët presin arrestime ministrash dhe ish-ministrash. Madje sipas tij, Rama ka qenë në dijeni të bëmave të Dakos.

Fakti që SPAK po ndërhyn unë e shoh pozitive, por jemi akoma në rangje të ulëta. Si ka mundësi që kryeministri aktual mos të ketë lidhje me kryebashkiakun e qytetit të dytë më të madh në Shqipëri. Ka shkelur apo jo ligjin, jo e njeh kryeministrin. A ke ministra të akuzuar, kryeministra të akuzuar për korrupsion? Ka qenë korrupsion i madh që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë shqiptare, administrimi i këtij shteti të paktën 20 vitet e fundit. Ne na duhet të rivendosim gjendjen në funksion të shoqërisë shqiptare. Po e presim epokën e re. SPAK po shohim që ka pavarësi, por kemi dhe një vërejtje nga ambasadorja amerikane, që tha se SPAK është i trembur dhe i blerë. A ka ndryshuar kjo? Nëse jo, duhen hequr të gjithë. Nëse bëhen dy raste “non grata”, kthehet në raport”, tha ai në Fax News”.

Ai komentoi më pas dhe lirimin e Saimir Tahirit. Avokati tha se përderisa gjykata ka folur, nuk mund të flitet shumë në këtë aspekt.

ngjela dako arrestime

Lini një Përgjigje