TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Qershor 2023, 18:18

“Dako më mëkatari në politikën shqiptare”, paralajmëron Gjikondi: SPAK nuk do të ndalet, priten arrestime të tjera

Shkruar nga Pamfleti

“Dako më mëkatari në politikën shqiptare”,

Juristja, Brizida Gjikondi duke folur lidhur me arrestimin e ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, ajo tha se Dako rrezikon deri në 5 vite burg për akuzat e ngritura ndaj tij.

Në një intervistë për “Abc News”, ajo u shpreh se ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk ka vetëm ato “mëkate” që janë bërë publike. Sipas Gjikondit, Dako është një nga personat më mëkatar në politikën shqiptare.

Gjikondi paralajmëroi gjithashtu se do të ketë goditje të tjera në nivele të larta nga ana e SPAK-ut. Ajo përmendi ndër to çështjen e “Gërdecit”, ku paralajmëroi se shumë shpejtë mund të pritet arrestimi i ish ministrit Mediu. Ndërkohë që shtoi se me ritme të shpejta po ecën dhe doja “Partizani” ku është e implikuar edhe familja Berisha.

Ai është akuzuar për shpërdorim detyre dhe dënimi shkon deri në 5 vite burg. Unë nuk mendoj se Dako ka vetëm këto mëkate. Unë mendoj që Dako më mëkatari në politikën shqiptare, në abuzimin me pushtetin. Në momentin që ka shumë kryetarë të tjerë bashkish që kanë abuzuar  dhe vazhdojnë të abuzojnë, të cilët mund të ishin subjekt i SPAK.

Unë mendoj që Dako është një ndër të parët që do të pasojë shumë tjerë. Nuk mendoj së është vetëm vullneti i SPAK dhe kreut të saj, por duke parë edhe çështjen e Mediut sot dhe duke parë prezencën e ambasadës amerikane në gjyq e duke ditur për listën e non gratave dhe më sa shikoj unë aty po vërtitet edhe procedimi nga SPAK, pavarësisht se mund të merret me një leje pallati.

Unë mendoj se kemi gërshetim të vullnetit të ndërkombëtarëve dhe të aleatit që ata kanë gjetur tek SPAK që është Dumani, për t’i dhënë zjarr ndjekjes së personazheve më të korruptuar që ka politika shqiptare.

Po të shikosh dosjet që po merren, “Partizani”, “Gërdeci” apo familjarët e “Berishës”,  unë mendoj që SPAK do nisë të marrë shumë kurajo, gjë që në kohën e Berishës nuk e kemi parë . Tani shikojmë një drejtësi edhe pse pak e brishtë, po hedh disa hapa edhe kundër influencës dhe presionit të politikës. Edhe pse nuk e pranojmë, SPAK do përpiqet të mbajë një ekuilibër politik, majtas dhe djathtas në arrestime”, u shpreh Gjikondi.

gjikondi spak dako

Lini një Përgjigje