TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 07:30

19 efektivë të lënduar nga protesta e PD, Lamallari sulmon protestuesit: Sulm i organizuar kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Molotovë dhe plumba gome në Tiranë, ministri falënderon policinë dhe sulmon protestuesit, Berisha akuza për atentat ndaj tyre.

19 efektivë të lënduar nga protesta e PD, Lamallari sulmon

Protesta e PD, 10 Shkurt 2026/ Getty

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me përplasjet mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Në mesazhin e tij, Lamallari dënoi aktet e dhunës ndaj efektivëve, duke i cilësuar ato si shkelje të hapur dhe të dënueshme të së drejtës për tubim paqësor. Ai theksoi se e drejta për protestë nuk mund të përdoret si mbulim për veprime që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e punonjësve të rendit.

Ministri shprehu mirënjohje për punonjësit e policisë, të cilët sipas tij përballen çdo ditë me sfida në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Ai nënvizoi se gjatë protestës ata u detyruan të vepronin me vetëpërmbajtje, edhe në kushte rreziku për jetën.

“Mirënjohje për punonjësit e Policia e Shtetit, të cilët për fat të keq, krahas mundimit të përditshëm për të ofruar më shumë siguri për qytetarët, u duhet të përballen me vetëpërmbajtje duke rrezikuar dhe jetën nga akte të tilla kriminale, të cilat janë një shkelje flagrante dhe e dënueshme e të drejtës legjitime për tubim paqësor!

Solidaritet me familjarët e punonjësve të lënduar dhe të gjithë ata të cilët kanë ndjekur me ankth përmes medias se si prindërit, bijtë, bashkëshortët dhe vëllezërit e tyre rrezikuan jetën nga një sulm i nxitur dhe i organizuar kriminal”, thotë ministri Lamallari.

Berisha te Trauma

Kreu i PD, Sali Berisha ka shkuar dje rreth orës 21:20 në spitalin e Traumës, ku mori ndihmën mjekësore deputeti demokrat Bledion Nallbati, i cili u lëndua gjatë protestës së të martës.

Ai gjithashtu  doli para gazetarëve së bashku me një protestues, për të cilin pretendoi se është goditur me plumb gome në kokë nga snajperi.

“Përdorën plumba gome dhe kanë goditur protestuesin në ballë, çka përbën rrezik për jetën. Protestuesi Ilir Tushe është goditur nga snajperi pa asnjë lloj motivi. Bledion Nallbati ka marrë hematomë të ndjeshme nga goditja me shkop në kokë.

Unë ju them se plumbat e gomës, kafkën në raste të caktuara mund ta shpojnë. Ilir është goditur me snajper”, u shpreh Berisha.

MSH: 21 persona të lënduar nga protesta

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona.

Sipas ministrisë 19 prej tyre ishin efektivë të Policisë së Shtetit,  një deputet i Partisë Demokratike, konkretisht Bledion Nallbati dhe një qytetar.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10  efektivë policie, deputeti Bledion Nallbati dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen”, sqaron ministria.

Gjithashtu, ministria e Shëndetësisë thotë se deputeti Nallbati pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.

Ndërsa në Spitalin e Traumës po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve.

Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

Mediat e huaja: Protesta të dhunshme shpërthejnë në Shqipëri

“Protesta të dhunshme shpërthejnë në Shqipëri lidhur me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë”, është titulli me të cilin e ka pasqyruar agjencia e lajmeve Reuters protestën e mbrëmjes së kësaj të marte të opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

“Protestuesit hodhën bomba me benzinë në drejtim të ndërtesës së qeverisë dhe policia u përgjigj me topa uji, në një seri protestash të dhunshme që kërcënojnë qëndrueshmërinë e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, të nisur në vitin 2013”, vijon më tej kjo agjenci.

“Dhuna shpërthen në protestën antiqeveritare në kryeqytetin shqiptar” është titulli që hap shkrimin e The Washington Post, i cili flet po ashtu për protestën e opozitës në Shqipëri.

Radioja publike gjermane Deutschlandfunk, në faqen e saj online, shkruan se pati trazira të rënda gjatë protestave në Tiranë, ku u mblodhën mijëra njerëz.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan: “Molotov ndaj selisë së qeverisë në protestën e opozitës në Shqipëri”.

“Fundi i fjalës së ish-kryeministrit dhe kreut të shtetit, Sali Berisha, ashtu siç ndodhi dy javë më parë, ishte shenja për të sulmuar nga grupet e protestuesve”, shkruhet më tej në artikullin e ANSA-s.

sulm i organizuar kriminal

3 Komente

  1. N
    Nik

    Perendim i vargelluar........

    1. H
      Halil Palushi

      Populli shqiptar,është Një Popull i Namur Dhe Një Popull i Humbur.! Është Një Popull Pa Dije,për mos me Thanë se është Një Popull i Pa Moralshëm.! Argumenti: E gjithë Politika,dhe Shteti e Qeveria Shqiptare , Janë të Korruptuarë,Hajdutë dhe Kriminale, Tradhtare dhe Anti-Kombtare! Me Në Krye,KryeHajdutin dhe KryeKriminelin dhe Krye Tradhtarin e KOMBIT Shqiptarë,Sali Berishën.! Nuk ka Injorancë më të madhe Të Mbështetësh,Sali Berishën,Një KryeKriminel dhe Një KryeTradhtarë të Kombit Shqiptarë, për të Rrëzuarë Edi Ramën ,Një Kriminel dhe Një Tradhtarë i KOMBIT Shqiptarë..!! Forma dhe Koha e Protestës-Dëshmi tjetër e Injorancës dhe E Humbjes së Këtij Populli..! 1-Protesta e Dhunshme ndaj Objekteve dhe Policisë,Veprim Qesharak: " Për inatë të Gomarit po i Bie Samarit " Porse Dhuna ndaj Objekteve dhe Policisë Është Dëshmi e Idjotsisë së Protestuesve Vetë-Vrasës.! Dëshmi kjo e Një-Populli Vetë-Vrasës. Koha e Protestës në Mbrëmje Natën,Kur Kryeministri dhe Qeveria ndodhen në Shtëpijat e tyre apo në wuijkënde..., për 7-Palë Qejfe , është Tjetër Dëshmi e Injorancës së Protestuesve dhe e Humbjes së Këtij Populli...!!

      1. H
        Halil Palushi

        Tjetër Dëshmi e Injorancës dhe Humbjes së Protestuesve dhe e të gjithë Popullit Shqiptarë,Është që Akoma nuk e ka Kuptuarë Sali Berishën që don të Shkaktojë Luftë Civile si që bëri Luftë Civile në 1997-n Ku vetëm në 3-ditët e para të Marsit të këtijë Viti në datatë 1.2.3. Shkaktoj afër 5-mijë të Vrarë.! Dhe Vrasjet nuk pushojnë as Sot të Shkaktuarë nga Ligji Djallzor e Kriminal për Pronat i Sali Berishës dhe i gjithë Politikës Shqiptare i 7501-t , ku deri sot janë vrarë 11-mijë Shqiptar si pasojë e këtijë Ligji Konfliktual mbi Pronat .!

        Lini një Përgjigje