TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2024, 12:32

10 muaj nga nisja e Vettingut/ Vetëm 1 polic i përjashtuar, konfirmohen në detyrë 32 drejtues

Shkruar nga Pamfleti

10 muaj nga nisja e Vettingut/ Vetëm 1 polic i përjashtuar,

10 muaj nga nisja e procesit të Vettingut, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duket se po ecën me ritme të shpejta.

Pas miratimit të komisioneve që udhëhiqen nga AMP në filtrin e këtyre të fundit kanë kaluar 33 drejtues. Për 32 prej tyre treshja e vlerësimit ka dhënë përgjigje pozitive dukë i konfirmuar në detyrë.

I vetmi deri më tani që është përjashtuar për shkak të Vettingut është Theodhori Gravani pasi u shpall i përshtatshëm për të ushtruar detyrën.

Ndërsa ish drejtori i Lezhës Vehbi Bushati ka zgjedhur me dëshirë të largohet, me qëllim mos nënshtrimin e procesit.

Ndërkohë, procesi i Vettingut është ndërprere për 12 ish drejtues pasi nuk janë subjekt i nënshtrimit të këtij procesi.

Në javët në vijim, AMP do të shpallë vendimin edhe për 3 drejtues të tjerë për të cilën kanë dhënë shpjegimi para komisionit të vlerësimit.

I pari që iu nënshtrua këtij procesi ishte drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj i cili pasi u verifikua në tri kritere rezultoi i pastër.

Pas shortit të hedhur nga ish ministri Bledi Cuca më 11 prill 2023 u përcaktuan 36 subjektet e para të vlerësimit. Po me këtë mënyrë do të veprohet edhe me drejtuesit e tjerë./Ora News

Lini një Përgjigje