
Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar kaosin e opozitës brenda dhe jashtë Kuvendit. Ai tha se skemat e kacafytjes së deputetëve si boksierë me forcat e rendit mund t’i kthehen vetë në boomerang.
Ai u shpreh se opozita do që të shkaktojë një krizë që shumica të shkojë në qeveri teknike
“Duhet bërë një korrekturë. Duhet të rishqyrtohen dhe duhet vullnet politik. Palët janë në kundërshti të theksuara. Opozita do që të shkaktojë një krizë që shumica të shkojë në qeveri teknike. Mosbindja civile ka nisur nga parlamentarët e PD, por në marrëdhëniet me publikun nuk e jep këtë efekt. Kur deputetët kalojnë në mundësa e boksierë me forcat e rendit, mund t’i kthehet në bumerang vetë PD-së. Unë bëj analiza politike dhe nuk merrem me detaje, ku palët thonë gjëra të ndryshme. Tendenca për të politizuar çdo detaj bëhet e shëmtuar. Demokracinë e ktheni në karikaturë. Aksionin për qeverinë teknike do ta shohim ça do japë. Mosbindjen civile është vetëm brenda Kuvendit. Opozita e mosbindjes civile është në dy pika: Kuvendi dhe Bashkia e Tiranës”, tha Çipa për “RTSH”.
Lini një Përgjigje