
Ish presidenti i klubit “Partizani”, Paro Laçi thotë se Sali Berisha ka bërë shumë krime dhe pret që drejtësia të veprojë në lidhje me të.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Laçi u shpreh se Berisha, për interesin e tij djeg vendin dhe se ka dhënë urdhra për disa vrasje.
"Pres që drejtësia të vejë dorë. Unë kam deklaruar dhe denoncuar në prokurori, jemi përplasur. Ka qenë një paturpësi shumë e madhe e sistemit të drejtësisë në atë kohë. U përplasa në ambientet e SPAK kur shkoi Berisha, ishte një prokurori tjetër. Në 2010, kur ishte Berisha kryeministër, prokurorët më thonin po rrezikon jetën. Sali Berisha, nuk është i aftë të bëjë asgjë, por dëshira e tij është të bëjë çdo gjë. Shpreh respektin më të madh mbi Gardën e Republikës. Jam i djathtë, por një deputeti të tillë nuk do ia jepja votën. Berisha duhet marrë zvarrë. Nuk ka forcë më Berisha të bëjë asgjë, për interesin e vet ai djeg gjithë Shqipërinë.
Përkrahësit që përkrahin të djathtën shqiptare, të largohen nga zjarrvënia. Kemi Amerikën me vete, as Rusia, as Serbia nuk do realizojnë planet e tyre me Berishën. Berisha do shkojë në burg, do japë llogari. I kanë bërë presion avokatit për jetën, me urdhër të Berishës. Unë dhe ne si gardë kemi marrë urdhra, urdhri më monstruoz, kemi ikur natën dhe kemi rrethuar Vlorën. Po të ishte një ose dy të armatosur, do i vrisnim të dy. Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë Rexhep Mejdanin, për të masakruar gazetarë, për të vrarë Neritan Cekën. Zoti Berisha i jepte urdhra edhe disa njerëzve prezentë, por nuk e njihte frikën. Është marrë makina e Rexhep Mejdanit për t’i bërë presion. Është dhënë urdhër për të mos lënë Fatos Nanon të kalojë në Mirditë, është dhënë urdhër për të vrarë Bashkim Finon."-tha Laçi.
Lini një Përgjigje