TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Tetor 2024, 11:03

Vendimi i Romës boshatisi kampin e Gjadrit, gazetarja: Tërmet politik në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Romës boshatisi kampin e Gjadrit, gazetarja: Tërmet politik

Gazetarja Alba Kepi ka folur lidhur me kthimin e 12 emigrantëve drejt Italisë. Ajo tha se nga njëra anë kemi Melonin që akuzon drejtësinë italiane si të politizuar, si një shtresë e cila po i bën opozitë qeverisë Meloni, e nga ana tjetër kemi magjistraturën të cilët e akuzojnë Melonin që po derton një urë mes tyre e drejtësisë italiane të një vendi demokratik.

“Të gjitha mediat shqiptare kanë raportuar mbërritjen e 16 emigrantëve në portin e Shëngjinit, menjëherë pas saj komisionet territoriale në Ministrinë e Brendshme italiane kanë marrë në administrim 16 kërkesat e këtyre emigrantëve”, u shpreh Kepi.

Anija italiane e rojës bregdetare ka mbërriti Portin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm, për të marrë 12 emigrantët që pak ditë më parë u akomoduan në qendrën e Gjadrit, pas vendimit të gjykatës së Romës e cila urdhëroi ditën e djeshme kthimin në Itali të grupit të vogël të migrantëve.

“Është vërtetë, një tërmet politik i përqëndruar në dy drejtime, nga njëra anë kemi debate mjaft të forta përgjigje e kundërpërgjigje, akuza, kundër-akuza mes qeverisë Meloni dhe forcave opozitare e nga ana tjetër debat i fortë përgjigje kundërpërgjigje mes Melonit dhe përfaqësuesve të drejtësisë italiane.

Akuza këto që kanë zënë sot  të gjitha faqet e para të mediave italiane, të mediave botërore apo agjencive të informacionit.

Nga njëra anë kemi Melonin që akuzon drejtësinë italiane si të politizuar, si një shtresë e cila po i bën opozitë qeverisë Meloni e nga ana tjetër kemi magjistraturën të cilët e akuzojnë Melonin që po ndërton një urë mes tyre e drejtësisë italiane të një vendi demokratik.

Kemi nga ana tjetër forca të përfaqësuara nga Line, lidere e PD e cila edhe dje gjatë natës ka akuzuar qeverinë Meloni e cila po thellon borxhin e qeverisë italiane që po çon dëm thesarin publik duke bërë një investim të tillë për të pasur një vendim të gjykatës të Romës e cila e hedh poshtë.

Siç e thamë, të gjitha mediat shqiptare kanë raportuar mbërritjen e 16 emigrantëve në portin e Shëngjinit, menjëherë pas saj janë komisionet territoriale në Ministrinë e Brendshme italiane që kanë marrë në administrim 16 kërkesat e tyre, në këtë rast ranë në 12 pasi 4 janë kthyer në Itali brenda pak orësh.

Këto Komisione territoriale i kanë hedhur menjëherë poshtë dhe Gjykata e Romës i ka caktuar një avokat shteti  për t’i marrë në mbrojte ata emigrantë”, tha gazetarja për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje