TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2025, 17:05

10 familje të fshatit Përbreg në Kukës pa ujë të pijshëm, banori: Nga Bashkia marrim vetëm premtime boshe!

Shkruar nga Pamfleti

10 familje të fshatit Përbreg në Kukës pa ujë të

Prej më shumë se 6 muajsh, 10 familje në fshatin Përbreg të Kukësit nuk kanë ujë të pijshëm. Xhemal Matmuja, baba i 11 fëmijëve thotë se bën çdo ditë bën 18 km rrugë për të siguruar ujin që e mbush para xhamisë së qytetit.

“Kemi 6 muaj pa ujë të pijshëm. Unë vijë çdo ditë këtu, fal xhamisë që na jep ujë, ka pas ditë që kam mbushur edhe nëpër lokale ujë”, tha Xhemal Matmuja për “Report Tv”.

Sipas tij, të njëjtin problem e kanë edhe nëntë familje të tjera të fshatit, të cilat, njësoj si ai, mbushin ujë në qytet.

“Ne jemi afro 9 familje dhe nuk po gjejmë rrugë zgjedhje”, u shpreh banori i zonës.

Xhemali shprehet se ka kërkuar ndihmë nga Bashkia dhe Ujësjellësi, por ka marrë vetëm premtime.

“Shkojmë te bashkia na thonë se do bëhet, shkojmë të ujësjellësi na thonë se nuk është punë për ne. Jemi ankuar të them të drejtën por kush na kryen punë?”, theksoi ai.

Bashkia dhe Ujësjellësi thonë se janë në dijeni të problemit dhe se po punojnë për të rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm për 10 familjet e fshatit Përbreg.

Lini një Përgjigje