TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Maj 2025, 16:23

“Mentaliteti i prokurorisë sonë bolshevik”, avokati: SPAK pret nga të tjerët, nëse nuk do të ishin italianët ta harronim aksionin në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

“Mentaliteti i prokurorisë sonë bolshevik”, avokati: SPAK

Avokati Kujtim Cakrani e konsideroi si propagandë, dhe jo reale, shifrën për 109 bashkëpunime mes Eurojust dhe SPAK-ut.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Cakrani thotë se SPAK-u s’ka nisur një hetim kundër krimit të organizuar në Shqipëri, që të zgjerohet në vendet e BE-së, dhe të konkludojë me arrestime.

Cakrani ngriti dyshime se ato që konsiderohen si bashkëpunime janë thjesht letër-porosi. Avokati thotë se puna e SPAK-ut ka dështuar, pasi nuk sheh kullat që ndërtohen në Tiranë, financuesit e tyre, apo të ashtuquajturit investitorë strategjikë.

Padyshim është statistikë, sepse bashkëpunimi real është ai që është në luftë kundër krimit të organizuar. S’kemi parë asnjë operacion të nisur nga Policia dhe Prokuroria shqiptare dhe të zgjeruar në BE. Prokuroria e Antimafias italiane i ka shtrirë hetimet në Shqipëri, ka evidentuar bizneset e tyre, vendet ku banojnë, dhe kanë ardhur këtu bashkë me SPAK-un për t’i arrestuar.

Ky s’është bashkëpunim, është ndihmesë. Bashkëpunim se vjen që andej një vendim gjykate dhe mbahet 3 muaj në sirtar, dhe pastaj bëhet operacioni, s’e shoh bashkëpunim. Ku janë 109 bashkëpunime këto vite?! Edhe 9 t’i numërojmë s’i gjejmë dot. Është më tepër propagandë se sa realitet. Kush është bashkëpunimi? S’e shkëmbejnë letër-porosi?! Apo s’e luftojnë krimin e organizuar?! Duhet të na sqarojë Eurojust-i. Ata që i nxjerrin këto statistika duhet të na i sqarojnë, ku është ky bashkëpunim?! Po të kishte kaq bashkëpunim s’do ishte krimi i organizuar në nivele kaq të larta, që ka marrë peng shtetin. Jam skeptik dhe kam dyshimet e mia.

Puna e SPAK-ut ka dështuar. Operacioni “Ura”, që erdhën italianët me vendim gjykate, që thjesht u njësua nga Gjykata e Shkallës së Parë, ka nisur vetëm nga mediat shqiptare, një punë 7-vjecare e prokurorit të Barit. Me gjeni një rast të vetëm ku Prokuroria shqiptare ka nisur një hetim kryesisht, dhe që e ka çuar deri në fund. Mentaliteti i prokurorisë sonë është bolshevik, që duhet të nisin kallëzime penale nga populli, dhe dënohen njerëz pa prova.

Kur ndërtohet një kullë, të bëjë një hetim, kush e ndërton, ku i gjen këto të ardhura. Kemi 65 investitorë strategjikë, nëse gjeni emrat dhe burimin financiar të tyre, unë nesër s’dal më në media. Askush s’i di, kanë marrë prona publike me firma fap fap fap. Para zgjedhjeve janë dhënë mijëra leje ndërtimi dhe SPAK-u s’ka regjistruar një procedim penal. SPAK është e kapur, e paaftë dhe s’do të hetojë. Vendi është marrë peng nga krimi i organizuar”, tha ai.

Lini një Përgjigje