TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2025, 19:26

“Zhurmë pa nevojë”, trajneri i Austin FC kundër kritikëve të Uzunit: Dihen vlerat e tij

Shkruar nga Pamfleti

“Zhurmë pa nevojë”, trajneri i Austin FC kundër

Myrto Uzuni ka luajtur 18 ndeshje me Austin FC dhe ka realizuar 2 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 2 asiste.

Statistika që nuk ngrohin shumë, duke marrë parasysh aftësitë e futbollistit, me sulmuesin shqiptar që është kritikuar së fundmi për performancat e tij.

Trajneri i Austin FC, Niko Estevez tha se Uzuni ka mjaft vlera dhe ato i ka treguar disa herë.

Ai e ka cilësinë dhe kjo është dëshmuar. Çdo gjë tjetër, e gjithë zhurma tjetër, i gjithë kriticizmi janë gjepura dhe vijnë nga njerëz që dinë shumë pak nga futbolli” tha  Niko Estevez.

niko estevez trajneri i austin fc myrto uzuni

Lini një Përgjigje