
Kristian Shpendi e ka nisur me këmbën e mbarë përgatitjet për sezonin e ri në Serinë B me fanelën e Çezenës. Sulmuesi duket se nuk do të ndryshojë destinacion gjatë verës, duke qendruar në klubin e Serisë B për t’u afirmuar aty.
Dhe që në miqësoren e parë të këtij sezoni, sulmuesi i cili ka mbajtur barrën kryesore në sulmin e Çezenës, ka lënë shenjën e tij në sfidën përballë një ekipi si Alto Savio. Fitorja e klubit të Serisë B me shifrat 20-0 përballë amatorëve, ka ardhur dhe falë goleadës personale të Shpendit, i cili në pjesën e parë të ndeshjes shënoi 6 herë.
Por kishte një tjetër futbollist shqiptar që la shenjë në këtë sfidë, pasi zëvendësuesi i Shpendit në pjesën e dytë ishte sulmuesi i U-19 të Shqipërisë, Frederik Tosku. Lojtari i cili luan me U-20 të Çezenës, bëri mirë edhe me ekipin e parë, teksa ishte autor i tre golave në duelin e parë të sezonit.
Lini një Përgjigje