TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2023, 20:49

Vershtapen fitoi Çmimin e Madh në Hungari, Norris thyen trofeun e pilotit holandez në podium (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vershtapen fitoi Çmimin e Madh në Hungari, Norris thyen trofeun e

Çmimi i Madh i Hungarisë në Formula 1 është mbyllur sot me suksesin e Maks Vershtapen, i cili ka dominuar garën që pas kthesës së parë e deri në fundin e saj. Për holandezin, ishte triumfi i 7 radhazi në këtë kampionat dhe ai ngriti lart trofeun mëse të merituar, teksa festonte në podiumin e pistës pranë Budapestit. 
 
Por trofeun në fjalë nuk e gëzoi shumë gjatë, pasi atë ia theu Lando Norris, piloti, i cili e mbylli garën i dyti, teksa pilotët po festonin me shampanjë. 

Britaniku i MekLaren përplasi me forcë shishen e shampanjës në podium për ta hapur dhe nga tronditja, trofeu i Vershtapen ra në tokë dhe u thye. 

Një skenë humoristike për të cilën nuk mbajtën të qeshurat as vetë Vershtapen me shokun e tij të skuadrës, Serxhio Perez, të cilët në ato momente po festonin me shampanjë gjithashtu. 

 

lando norris piloti i formula 1 Çmimi i madh i hungarisë

Lini një Përgjigje